VIDEO/ Rama mbledh kryebashkiakët në Tiranë, të djathtët nuk shkojnë në takim
Nga Bekim Bici Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 11:18
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve kryebashkiakët e vendit, ku mësohet se të djathtët e kanë bojkotuar takimin.
“Hilë Curri i Fushë Arrëzit dhe Rrok Doda kanë pasur ftesë, ku Rrokë Doda ka ardhur, por nuk është lejuar.
Albert Mylyshi i Mirditës dhe Miftar Dauti i Hasit konfirmuan për Ora News se nuk kanë marrë ftesë.
Fisnik Qosja në komunikim me Ora News tha nuk do të jetë i pranishëm, por nuk konfirmoi nëse ka pasur apo jo ftesë”, raporton gazetari Bekim Bici.
Bici thekson se burime pranë Kryeministrisë theksojnë se nuk ka pasur ftesë për kryebashkiakët e djathtë, pasi është një takim analizë për kryebashkiakët e PS siç janë mbajtur me deputetët.
