Kur Veliaj gënjen edhe për gjyqin popullor

Seanca e sotme e gjykimit në themel për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 29 të pandehurve të tjerë është shtyrë sërish.

Kjo është zvarritja e radhës e një procesi që prej 8 muajsh shtyhet, ndërsa Veliaj ka përdorur çdo lloj metode për të arritur qëllimin e tij.

“Duam gjyq të hapur dhe çështja të jetë publike”, ka deklaruar i pandehuri nga SPAK, njëkohësisht avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca.

Ndërkohë dyert e gjyqit nuk i janë mbyllur askujt nëse duan ta ndjekin apo të shkojnë ta shohin. Madje mirë është të bëhet edhe në Pallatin e Sportit apo te Pallati i Kongreseve, nuk ka asnjë problem që të ndiqet dhe nga populli.

Nuk e ka penguar askush Erion Veliajn për këtë. Problemi është se vetë Erion Veliaj nuk shkon në gjyq, sepse po të ishte paraqitur në seanca, gjyqi do të kishte përfunduar.

Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj i është shmangur drejtësisë, me 1001 kleçka, mënyra dhe manovra për të zvarritur procesin.

E theksojmë se dosja e Erion Veliajt ka shkuar për gjykim që në muajin korrik, e ndërsa aktualisht tashmë jemi në prill. Pra, 8 muaj që dosja e Veliajt ka shkuar për gjykim, do të ishte gjykuar, do të kishte mbaruar gjyqi. Por Erion Veliaj është frikacak dhe burracak që i druhet përballjes me drejtësinë duke u munduar ta shtyjë sa më shumë është e mundur momentin.

Ndërkohë që po të përballej me provat e drejtësinë pas 8 muajsh s’do të kishte as nevojë të kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, sepse ose do të ishte shpallur i pafajshëm ose do të ishte dënuar dhe do të kishte kryer punë. /CNA