A do të ketë rritje të çmimit të biletave të transportit? Karakaçi: Po shqyrtojmë rikthimin e subvencionimit të naftës
Qeveria po shqyrton rikthimin e subvencionimit të naftës për transportin publik, pas rritjes së çmimeve të karburanteve, si efekt I luftës në Lindjen e Mesme. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës konfirmoi negociatat me shoqatat e transportit, ndërsa tha se kërkesat po shqyrtohen
Qeveria ka hyrë në negociata me Shoqatat e Transportit dhe lë të hapur mundësinë e subvencionimit të sektorëve sipas shembujve në të shkuarën për të garantuar funksionim normal të shërbimit për qytetarët pas rritjes së cmimit të naftës.
Operatorët e transportit kërkojnë nga qeveria riaktivizimin e VKM-së për paketën antikrizë, heqjen e akcizës për transportin publik, heqjen e taksës së qarkullimit si dhe TVSH-së në shitje ku është 20% aplikimi në shitjen e çdo bilete. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, konfirmoi pas mbledhjes së qeverisë se këto propozime do të shqyrtohen.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës tha detaje edhe për nënstacionin e parë elektrik nëntokësore, që do të ndëtohet në qendër të Tiranës si një investim prej 22,5 milionë euro I financuar nga BERZH që synon të garantojë siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike!
Në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe një akt i ri që lidhet me rregullat e etiketimit të produkteve me ndikim në energji. MInistri theksoi se deri më tani ky proces ka qenë i fragmentuar, ndërsa tashmë ofrohet një qasje e integruar sipas standardeve të Bashkimit Europian.
