VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (28 - 29 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Mesdheu paraqitet me mot të paqëndrueshëm, rrebeshe shiu dhe stuhi ere, më të forta në veriperëndim të Ballkanit. Alpet me reshje shiu e dëbore, ndërsa Europa Lindore dhe Britania me vranësira dhe reshje. Pjesa tjetër e Europës paraqitet më e qëndrueshme.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të dendura në Veri dhe Qendër, si dhe dëborë në zona malore. Pasdite reshjet dobësohen. Temperaturat luhaten -2°C deri në 16°C. Era fryn mbi 45 km/h, dallgëzim mbi 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Ballkani do te pritet me reshje të pakta, ndërsa Europa Lindore dhe Britania me mot më të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Kthjellime dhe vranësira,do te priten më të dukshme në Lindje me reshje të pakta shiu e dëbore në zonat malore. Pasdite reshje në verilindje dhe juglindje.
Temperaturat luhaten 0°C deri në 18°C. Era fryn mbi 35 km/h, dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.
