Ndërroi jetë në Sarandë turisti grek/ Miqtë e 48-vjeçarit: Do largoheshim nga Shqipëria, por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2026, 11:05
Një shtetas grek, 48-vjeçari Pavlos Simeriontakis nga Athina, u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës.
Ai ishte duke udhëtuar drejt Greqisë së bashku me disa persona të tjerë që merren me tregtinë e sendeve të kuzhinës.
Shokët e tij u larguan fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më vonë u lokalizuan dhe u morën në pyetje nga policia.
Sipas tyre, viktima vuante prej vitesh nga diabeti dhe nuk ndjeu mirë gjatë udhëtimit në Konispol, ku humbi jetën.
Trupi i 48-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.
