(EMRI) SHERR TH*KASH NË KORÇË/ Katër persona përfshihen në konflikt brenda një servis makinash, një i pl*gosur

 

Një konflikt ka ndodhur këtë të shtunë brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçës, ku katër persona janë përfshirë.

Një nga të përfshirët është plagosur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

I plagosuri është identifikuar me emrin Renaldo Xhixho.

Edhe të tjerët kanë marrë lëndime, por rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë ende të qarta.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e konfliktit dhe për të identifikuar përgjegjësit.