Vlorë/ I vendoset flaka mbeturinave në aksin Transballkanik, banorët e zonës alarmohen nga zjarri

Kontenierëve të mbeturinave në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës i është vendosur flaka, pranë aksit Transballkanik, gjatë mesditës së sotme.

Dëmet janë të pakta, por flakët kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas informacionit, rasti është referuar tashmë në polici, ndërsa autoritetet po kërkojnë të marrin masa sa më shpejt për të zbardhur ngjarjen dhe për të parandaluar incidente të ngjashme.