Pushimet e semestrit/ Sfida familjare se ku do të qëndrojnë fëmijët, prindërit: Nësë s’janë gjyshërit, detyrohemi të kërkojmë leje

Pushimet e nxënësve të ciklit 9-vjeçar pas përfundimit të semestrit po kthehen në një sfidë për shumë prindër.

Ndërsa fëmijët qëndrojnë në shtëpi, shumë nga prindërit  nuk kanë mundësi të rrinë me to pasi janë në punë.

Teksa për fundjavat prindërit i kanë gjetur zgjidhjet, Nga e hëna e 30 marsit deri të premten e 3 Prillit, dueht të mendojnë se ku ti lënë të miturit.

Gjyshërit nga ana tjetër shprehen se mungojnë aktivitete të organizuara, qendra ditore apo programe mbështetëse për të vegjlit e ndaj nierit apo mbesat qendrojne me to.

Prindërit kërkojnë më shumë vëmendje dhe politika mbështetëse, në mënyrë që pushimet e fëmijëve të shihen si një mundësi zhvillimi dhe argëtimi për to.