Durrës/ Gjendet pa shenja jete në hotel një 81-vjeçar italian

Durrës/ Informacion paraprak
Ditën e sotshme, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.