Andoni: Qeveria shfaqet solide por perceptimi publik po bie, çmimet e shportës ‘mbytin’ shqiptarët

Analisti Ben Andoni, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", u shpreh se qeveria nuk pritet të bëjë ndryshime në këtë fazë, ndërsa theksoi se te Partia Socialiste vihet re një rënie e perceptimit publik, e ndikuar edhe nga faktorë të jashtëm si kriza dhe rritja e çmimeve.

"Për të thënë për arsyen e vetme që zoti Rama ka filluar prej kohësh që të lëri gjëra pezull, ose të themi të bëjë konceptin e pezullit, në sensin që për të krijuar një lloj atmosfere që gjërat tek kjo forcë politike rrjedhin normal dhe mbi të gjitha strukturimet e tyre janë strukturime të një organizmi i cili është jashtëzakonisht solid e të tjera.

Megjithatë, në pamje të parë kjo është e vërtetë. Partia Socialiste funksionon dhe këtë e tregojnë në zgjedhje, paçka se si bëhen zgjedhjet tek ne.

Problemi i vetëm është që, dhe ajo që mund të dimë është që nuk do ketë ndryshime qeveritare sepse nuk mund të bëhen ndryshime vetëm pas pak javësh.

Por duket që te socialistët ka kohë që shikohet që ka një bjerje të madhe të perceptimit të njerëzve përsa i përket qeverisjes së tyre.

Dhe duke i shtuar tashmë fenomenet e jashtme, ju e dini që lufta që po ndodh në gji po ka ndikime shumë të mëdha, dhe duket që qeveria e ka shumë të vështirë që të përballet me çmimet, megjithëse deri diku ka filluar të administrojë problemin e çmimit të karburanteve", u shpreh Andoni.

Ndiqni intervistën e plotë: