Xhemollari: Dy gjërat që i nxjerrin shqiptarët në protestë, paratë dhe frika
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News, aktivisti Rigels Xhemollari analizoi lëvizjet qytetare në Shqipëri, duke nxjerrë në pah një të vërtetë të thjeshtë, por thelbësore: "shoqëria shqiptare reagon fuqishëm vetëm kur preken dy gjëra kryesore – paratë dhe shëndeti."
Historiku i protestave masive në vend tregon se kur cenohen interesat financiare të qytetarëve, mobilizimi është pothuajse i garantuar.
Një shembull i qartë është protesta e studentëve, e cila kishte në thelb çështjen e tarifave dhe kostove financiare. Çdo herë që preken taksat, tarifat apo “xhepi” i individit, reagimi qytetar bëhet i fuqishëm dhe i dukshëm.
Shtysa e dytë që aktivizon masat qytetare është frika për shëndetin dhe sigurinë personale.
Protestat kundër armëve kimike apo skandalet si ai i shërbimit onkologjik tregojnë se qytetarët bashkohen fuqimisht kur ndjejnë kërcënim ndaj jetës ose mirëqenies së tyre.
Në përfundim, ndërsa niveli i angazhimit qytetar mund të ndryshojë për çështje të tjera, dy “linjat e kuqe” që nuk negocohen janë: paratë dhe shëndeti.
Kur preken këto, shoqëria shqiptare tregon një fuqi të jashtëzakonshme për t’u mobilizuar.
Ndiqni intervistën e plotë:
