I dëmtuan shëndetin gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, babi i vajzës denoncon dy mjekët: Vonuan trajtimin (EMRAT)

Procedohen penalisht dy mjeke (motër e vëlla) Labehat Haxhirexha 30 vjeç dhe Aulona Haxhirexha 32 vjeçe, të dy me detyrë mjek, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. M. se këta dy mjekë kanë vonuar në trajtimin mjekësor të vajzës së tij të mitur dhe se gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale i kanë dëmtuar shëndetin e saj.

Babai i të miturës pretendon se mjekët i kanë vonuar ndërhyrjen kirurgjikale.