Aksident në Lezhë–Shkodër, përplasen dy makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 09:33
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Balldren.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
