6 muaj pas vr*sjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, rritet siguria në GJKKO, shtohen skanerët dhe kontrollet
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 10:23
Në Gjykatën e Posaçme prej kësaj të marte janë vendosur masat e reja të sigurisë lidhur edhe me planin për sigurinë në gjykata.
Në hyrje do të qëndrojë një punonjës garde, e ku fillimisht të gjithë personat do të futen në skaner fizik. Pasi të kalojnë në këtë kordon sigurie, do të jetë një tjetër skaner më i detajuar brenda ambienteve të GJKKO.
Ndërsa dalja do të jetë vetëm me tjetër nivel sigurie të ngjashëm me ato të institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Ky plan masash u zhvillua pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku KLGJ ndërmori disa veprime shtesë sigurie në disa prej gjykatave.