4 VIKTIMA NË PAK ORË NGA AKSIDENTET! Bilanc tragjik në Vlorë, përplasje fatale edhe në Divjakë! Eksperti: Duhet analizë shteruese për faktorët

Katër persona humbën jetën në dy aksidente brenda pak orësh në Vlorë dhe Divjakë, duke shënuar një bilanc tragjik në rrugët e vendit. Sipas ekspertëve, shkelja e rregullave dhe shpejtësia mbi normat janë shkaqet kryesore, ndërsa kërkohet një analizë e thelluar për faktorët e përplasjeve fatale.

Katër persona humbën jetën në dy aksidente në harkun e pak orëve në Vend!. Bilanc tragjik la pas përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Vlorë–Kotë mbrëmjen e të dielës!

Dy drejtuesit e mjeteve Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa Andrea Begaj që udhëtonte si pasagjer vdiq në spital disa orë pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda që kishte marrë nga përplasja.

Shkelja e rregullave të qartkullimit ishte shkak I tragjedisë në rrugë sipas të dhënave të para.

Ekspertiza tregoi se makina tip ford ishte pozicionuar gabim në mes të rrugës, ndërsa mjeti tjetër po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h. Kombinimi I faktorëve shkaktoi përplasjen fatale

Java nisi po ashtu me viktima.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë, ku një mjet bujqësor u përplas me një motomjet.

Goditja ishte e fortë e për pasojë Ismail Dervishi 70 vjeç humbi jetën

Drejtuesi i mjetit bujqësor 67-vjeçarin Mesut Malko në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Katër viktima në harkun e disa orë për ekspertin e sigurisë rrugore Gëzim Hoxha, janë një kambanë alarmi.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se sjellja e drejtuesve të mjeteve është përgjegjëse për 85,4 % të aksidenteve të regjistruara, duke nxjerrë në pah nevojën për përmirësimin e kulturës së drejtimit të mjeteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.