Vlorë/ Automjeti përplas qytetarin me biçikletë, i moshuar transportohet drejt spitalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 10:38
Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në zonën e Skelës, ku një automjet përplasi një të moshuar që po kalonte rrugën me biçikletë pranë vijave të bardha.
I moshuari ka marrë lëndime të lehta dhe pas ndihmës së parë nga shërbimi i emergjencës, u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
