VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (23 - 24 Mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Veriu dhe Britania paraqiten me reshje të dendura shiu dhe stuhi ere; veriu i Ballkanit me reshje të dobëta shiu e dëbore; pjesa tjetër e Evropës me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vendi paraqitet me vranësira dhe reshje të dobëta shiu, më shumë në lindje; në male mund të ketë dëborë të lehtë. Temperaturat luhaten 1°C – 16°C, era fryn mbi 35 km/h nga veriu.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Veriu dhe veriperëndimi priten me reshje shiu dhe erë të fortë; Evropa Lindore me dëborë; pjesa tjetër me mot të kthjellët dhe temperatura më të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira priten ne vend; reshje të pakta në jug dhe juglindje, përmirësim në mbrëmje. Temperaturat luhaten nga 0°C – 18°C, era fryn  deri 40 km/h nga verilindja.