Shpëtuan gruan nga rreziku i ujërave të Bunës/ Lamallari: Veprim heroik i dy oficerëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2026, 16:26
Erixhon Senko dhe Francesko Hoxha, dy profesionistë të rinj të Policisë së Shtetit në Shkodër, që falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme, i shpëtuan jetën një gruaje në ujërat e Bunës.
Në ato çaste kur çdo sekondë bën diferencën, ata zgjodhën të veprojnë pa hezitim, duke vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar një tjetër.
Ky është misioni më i lartë i uniformës: të jesh aty kur qytetarët kanë më shumë nevojë. Krenar për ju! Shembulli juaj është dëshmi e qartë se shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht detyrë, por thirrje dhe guxim
