Blindohet Vlora/ Kontrolle automjeteve në hyrje të qytetit, gjoba për shkelësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2026, 19:33
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe Policinë Rrugore, ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit, duke verifikuar dokumentacionin dhe personat në çdo automjet.
Fokusi ka qenë tek mjetet e reja dhe individët me rrezikshmëri, si dhe për parandalimin e sendeve të jashtëligjshme. Deri tani janë vendosur edhe disa masa administrative me gjoba.
