SHERR ME A*MË NË KAVAJË/ Pl*gosi 39-vjeçarin, arrestohet autori dhe bashkëpuntori i tij që e ndihmoi të arratisej
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 09:59
Një 39-vjeçar u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6, Kavajë.
Pas reagimit të shpejtë të policisë, autori i dyshuar, 42-vjeçari P.M., u lokalizua dhe u arrestua në lagjen 17/1, Durrës.
Gjithashtu, policia arrestoi edhe 35-vjeçarin A.Ç., i cili dyshohet se e ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestronte pistoletën me të cilën dyshohet se u krye plagosja.
Viktima ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet dhe dokumentimi i plotë i rastit po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe materialet do t’i dorëzohen Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.
