PAMJET/ Aksident tragjik në Vlorë, përplasen dy makina, dy viktima dhe një i pl*gosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Vlorë- Kotë.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

PAMJET/ Aksident tragjik në Vlorë, përplasen dy makina, dy

Mësohet se kanë humbur jetën drejtuesit e dy automjeteve, Adi Alushaj dhe Esat Brahimaj.

Ndërsa një pasagjer është plagosur.

PAMJET/ Aksident tragjik në Vlorë, përplasen dy makina, dy

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dy viktima.

Policia Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.