Divjakë/ Motomjeti përplaset me mjetin bujqësorë, 70-vjeçari me motor ndërron jetë në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, ku u përfshinë një mjet bujqësor pa targa dhe një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, një 70-vjeçar, humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit bujqësor, një 67-vjeçar, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.