FOTO-ALBUM “LUFTE” NGA TIRANA/ Opozita e policia 2 orë e gjysmë mes molotovëve dhe gazit lot-sjellës

Partia Demokratike dhe aleatët për afro 2 orë e gjysëm zhvilloi protestën e gjashtë kombëtare që nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë dhe u mbyll tek selia blu.

Kjo protestë kishte si simbolikë edhe 22 marsin e vitit 1992, që shënoi fitoren e parë të PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit.

Një pjesë e protestuesve u grumbulluan fillimisht pranë selisë së Partisë Demokratike, nga ku, së bashku me kryetarin Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, marshuan drejt Bulevardit për t’iu bashkuar protestës.

Protesta e opozitës ishte pa foltore e pa fjalime, pasi sipas drejtuesve të PD-së kjo është një përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve dhe demokratëve që nuk duan fjalime, por një aksion konkret.

FOTO-ALBUM “LUFTE” NGA TIRANA/ Opozita e policia 2 orë e

Mbështetësit e opozitës hodhën fishekzjarre dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Ndërsa forcat e Policisë kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Protestuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën nga godina e Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Skënderbej” ku kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme sikundër edhe në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të vazhdueshme protestuesve që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike dhe të ruajnë qetësinë.

FOTO-ALBUM “LUFTE” NGA TIRANA/ Opozita e policia 2 orë e

Pas mosrespektimit të këtyre thirrjeve, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke përdorur mjete ujë-hedhëse dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Mbështetësit e opozitës sulmuan me molotovë edhe automjetet e policisë të vendosura përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë. Ashtu si dhe në sulmet e tjera, protestuesit janë shpërndarë me hedhje të ujit dhe gazit lotsjellës.

Më pas protestuesit, të kryesuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha, vijuan marshimin drejt zonës së ish-bllokut si dhe sheshit “Ëilson”. Më pas ata u kthyen në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Teksa ndodheshin pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) protestuesit hodhën molotovë në drejtim të Policisë. Ndërkohë që Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve për t’i shpërndarë ata.

FOTO-ALBUM “LUFTE” NGA TIRANA/ Opozita e policia 2 orë e

Dhe nga kjo kundërpërgjigje do të lëndohej vetë lideri i demokratëve Sali Berisha, i cili pasi mori ndihmën e parë mjekësore do t’i rikthehej protestës.

Ndërkohë që tek ura në rrugën e Elbasanit vijoi përplasja mes protestuesve dhe Policisë.

Protestuesit kanë hedhur sërish molotovë dhe fishekzjarrë drejt Policisë, ndërsa forcat e policisë u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë duke mos i lejuar ata të shkojnë drejt godinës së Kuvendit.

Situata u paraqit e tensionuar për shumë minuta, ndërsa forcat e policisë vijuan të jenë të pranishme në terren edhe gjatë kohës që protestuesit u grumbulluan tek selia e PD-së, ku vetë kryedemokrati Sali Berisha do të shpallte edhe mbylljen e kësaj proteste.

E sotmja ishte protesta e gjashtë kombëtare e PD-së, në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Ç’PO NDODH NË TIRANË? Opozita në protestë/Mbi 1400 policë në terren, jo vetëm te Kryeministria