Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, ja urimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë mëngjes besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai ka përcjellë urimin: “Mirëmëngjes! Gëzuar Fitër Bajramin ☀️”.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festohet nga besimtarët myslimanë me lutje, solidaritet dhe urime për paqe e mirësi.