Nga Bashkia e Tiranës në qeveri/ Emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti
Me vendim të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e sotme, 19 mars, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme.
Më parë, Anisa Ruseti ka mbajtur dhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.
Kujtojmë se Ruseti është e treta zv.ministre që i bashkohet kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Dy zv.ministra të tjerë janë edhe ish-deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka.
“V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
EDI RAMA”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.
