DOKUMENTI I PLOTË/ PL propozon projekt-ligj për uljen e çmimit të naftës. Xhixho: Të miratohet me procedurë të përshpejtuar, situata është emergjente!
Partia e Lirisë ka propozuar një projektligj për uljen e çmimit të naftës, që sipas deputetes Erisa Xhixho duhet të miratohet me procedurë të përshpejtuar për shkak të situatës emergjente.
Çmimi i naftës ka arritur sot rreth 214 lekë për litër, dhe çdo rritje e tij po ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimi i bukës, qumështit, vajit, orizit dhe produkteve të tjera ushqimore, si dhe tek transporti dhe shërbimet e përditshme.
Deputetët e Partisë së Lirisë propozojnë pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe të Taksës së Karbonit, për të sjellë një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës dhe për të lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset.
Erisa Xhixho thekson se ky projektligj kërkon veprim urgjent, dhe se deputetët duhet të zgjedhin midis mbështetjes për qytetarët ose interesave financiare të qeverisë.
Postimi i deputetes Erisa Xhixhos:
