"Pa protesta s'largohet asnjë regjim"/ Bumçi: Pa reagime do të thotë që ke 'vd*kur', në këto kushte tubimi është i vetmi mjet
Në një lidhje direkte për Ora News ka qenë anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi i cili ka folur për vazhdimin e protestave nga demokratët.
Bumçi nënvizoi nevojën që shoqëria dhe opozita të vijojë të reagoj ndaj asaj që ai e quan 'regjim'.
Ai e cilësoi mungesën e reagim si një 'vdekje' politike dhe opozita kurrësesi nuk mund ta lejojë këtë gjë.
“Në një regjim ku qeveria ka kapur gjithçka, nuk ka më zgjidhje që vijnë nga vota. Nuk zgjidhet me votë sepse ai është me moton ‘Ne jemi në këmbë’. Nuk ka të bëjë sa stërvitesh ti me moton ‘do të kalojë’.
Në këto kushte, protesta janë mjeti ku shprehet revolta dhe kriza politika e thellë ku ndodhet Shqipëria. Me krizë politike nënkupton, ekonomike, të drejtat e njeriut. Politika është përfaqësimi i çdo dimension të jetës publike.
Pa protesta nuk largohet asnjë regjim. Pa protesta do të thotë që ke ‘vdekur’ dhe nuk ka më reagim.
Në çdo shoqëri, protesta është shenjë që shoqëria është e gjallë dhe me përgjegjësinë për të reaguar.”- tha Bumçi.
Ndiqni intervistën e plotë:
