Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2026, 17:44
Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti është emëruar në postin e zv.ministres së Brendshme. Vendimi është marrë këtë të enjte, më 19 mars, në mbledhjen e qeverisë.
Ruseti ka pasur role të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo mbajti detyrën e drejtoreshës për Kreditë e Buta.
Më pas, në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.
