PD takon deputetin e Bundestagut/ Bardhi: Qeveria po pengon drejtësinë shqiptare, mbrojtje politike me votë ndaj korrupsionit

Delegacioni i Partisë Demokratike, i përbërë nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin.

Ata janë takuar me deputetin gjerman Knut Abraham, i cili njihet si mbështetës i fuqishëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Gjatë takimit, deputetët e PD kanë nënvizuar se integrimi dhe standardet europiane nuk janë vetëm fjalë, por kërkojnë veprime konkrete dhe përkushtim për të përmbushur kriteret e Bashkimit Europian.

“Dhe këtu kemi problem serioz. Qeveria dhe PS në Shqipëri po pengojnë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje politike me votë korrupsionit. Kjo po dëmton besueshmërinë e vendit dhe po e mban peng procesin e integrimit.”- janë shprehur deputetët e PD.

Postimi i Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi: