VIDEO/ Konflikti nuse-vjehrrë në Mallakastër. Kamerat e sigurisë hedhin dyshime mbi akuzën për dhunë
Rreth 2 muaj më parë, në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një 31 vjeçare nga Mallakastra dyshohet se ka dhunuar vjehrrën pas një konflikti familjar. Menjëherë pas konfliktit të pretenduar, e moshuara shkoj në polici duke u pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa nusja e akuzuar për dhunë, erdhi tek dhe u takua me Piranjën Luela Gaxhja. Ngjarja për të cilën zonja 31 vjeçare akuzohet, ka ndodhur më datë 27 Janar.
Siç e shpjegon Fatma, gjithçka atë ditë ka nisur normal, me rutinën e përditshme të një familjeje, tek sa shpjegon për Piranjat, itinerarin e lëvizjeve, ndalesat, orën e saktë, dhe këtë e vërteton edhe kamera e sigurisë së këtij biznesi, ku ajo ka ndaluar pasi ka çuar djemtë e saj në shkollë.
Në videon që mban datën 27/01/2026, shihet Fatma duke hyrë në byrektoen qënd dhe në qendër të Ballshit. Ora shënon 08:14 minuta e 28 sekonda. Ajo ka qëndruar 1 minutë e 44 sekonda, aty dhe në orën 08:15 minuta e 27 sekonda ka dalë nga dyqani.
Por pse janë kaq të rëndësishme detajet e lëvizjeve të Fatmës, e cila akuzohet për dhunë nga vjehrra? Ja, ta shpjegojmë.
Në deklaratën e dhënë në polici, Ilmije Yzeiraj, vjehrra e Fatmës thotë se: “Sot në mëngjes rreth orës 08:30 ngrihem, shkoj në banjo, shikoj një paisje për tharje rrobash që e kishte çuar nusja Fatime Yzeiraj dhe unë e heq nga priza atë dhe i them asaj pse e ke vendosur paisjen dhe ajo më thotë nuk e punu me këtë, ajo e vendosipra përsëri paisjen për tharjen e rrobave. Aty unë prapë e hoqa nga priza paisjen dhe dolë nga banjo dhe ikishko në salon dhe ajo në këtë moment më shtynde dhe unë bie përtokë te tapeti.”
Gjithçka për një tharje ser robash sipas vjehrrës. Por nusja ka tjetër version, madje të dokumentuar. Sepse, nga byrektoja, ku ka qëndruar për 1 minutë e 44 sekonda, ajo ka dalë në 08:15 minuta e 27 sekonda, ndërkohë që në 08:16 minuta e 21 sekonda, pranë më pak se një minutë, është paraqitur në sallonin estetik ku punon. I cilindro dhet shumë pranë byrektores ku ajo ishte ndaluar.
Ky itinerar vërtetohet nga pamjet filmike të një biznesi tjetër privat pranë vendit të punës së 31 vjeçares. Qëndrimi i Fatmës në punë nuk ka zgjatur shumë dhe ajo tregon për Piranjat se ka dalë në orën 09:40 nga puna.
Edhe ky fakt vërtetohet sërish po nga e njëjta kamera sigurie nga e cila shihet se në orën 09:40 e 3 sekonda, ajo del nga salloni. Pra, për të qenë të saktë, zonja ka qëndruar në punë për 1 orë 23 minuta e 18 sekonda.
Por çfarë ndodhi më pas?
Pa ditur asnjë se çfarë po bëhej, 31 vjeçarja vijon me rutinën e saj, duke shkuar në shkollën e fëmijëve për të takuar mësuesen e njërit prej djemve, e më pas për tu kthyer sërish në punë. Nusja tregon se tek so ish që në shtëpi kishte prani të policisë tek banesa e saj, ku një nga oficerët i komunikon se ka një kallëzim ndaj saj për dhunë në familje, ndaj vjehrrës.
Vjehrra e zonjës ka kërkuar urdhër mbrojtjeje e cila është pranuar si kërkesë nga gjykata. Sipas gjykatës, nuses 31 vjeçare i është ndaluar t’ia afrohet për një distance prej 10 metrash vjehrrës së saj Ilmije Yzeiraj dhe gjithashtu të kryejë apo kërcënojë se do të kryejë veprat e dhunës në familje ndaj saj.
Në këtë situatë, pasi kupton se për gjykatën fajtore e dhunës konsiderohej ajo, nusja vihet në lëvizje për të vërtetuar kundër …
Prova që ishin bërë më herët dhe që tregojnë se në orën kur supozohet që zonja Ilmije të jetë dhunuar nga nusja, kjo e fundit nuk ka qenë aspak në banesë. Por këto prova nuk i duhen në aspak gjykatës, e cila i kishte dhënë urdhrin e mbrojtjes për zonjën e moshuar.
Po pse duhej që vjehrra të shpikte një konflikt që mesa duket nuk ka ndodhur ose ka ndodhur në një moment tjetër, por jo në orën 08:30 të 27 Janarit 2026? A mos fshihet një histori të dhunë pas kësaj?
Këto pretendime të Fatmës, janë të shoqëruara edhe me foto ku shihet qartë shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup. Po gjykata pse nuk i mori në konsideratë këto prova rron ditës së 31 vjeçares? E thjeshtë. Ajo nga turpi nuk kishte dëshirë dorëzuar dhe madje nuk i kishte treguar asnjëriu, duke u vetëpenalizuar në këtë proces ku akuzohet për dhunë ndaj vjehrrës.
Por problemi real, nuk është raporti mes të rriturve, sepse siç ndodh shpesh në të tilla situata përplasjesh, viktimat e vërteta janë fëmijët. Djali imadh, vetëm 11 vjeç, tensionuar për çfarë po ndodhte, kërkon informacion ligjor nëpërmjet internetit. Një situatë familjare që kërkon zgjidhje të menjëhershme, së pari për fëmijët.
Në fakt, zonja është shprehur që konflikti ka ndodhur në 08:30, gjë që vërtetohet dhe nga kjo deklaratë e firmosur prej saj në polici. Zonja vijon të këmbëngulë që gjithçka ka ndodhur 30 minuta përpara asaj që është deklaruar në kallëzim. Thënë shkurt, kjo 62 vjeçare pretendon se oficeri i policisë gjyqësore ka ndryshuar orarin.
Piranjat i komunikojnë zonjës se deklarata e rremë është vepër penale, por pavarësisht kësaj, zonja e moshuar duket të jetë e qetë, duke mos e vrarë aspak mendjen për çfarë ka ndodhur. Orarin e ka ngatërruar, për përplasjen nuk ka asnjë fakt dhe asnjë shenjë fizike… Sa e besueshme mund të jetë kjo zonja në ato që thotë?
Vjehrra tashmë pretendon që është dhunuar në orën 08:00 të mëngjesit. Ka marrë motrën në telefon në 08:26, pra ka pritur 26 minuta për të bërë telefonatën e parë. Më pas bashkë me motrën ka shkuar në spital, nga ku sic thotë, ka dalë në orën 10:00 të paradites, duke vijuar rrugën drejt policisë për të bërë kallëzimin.
Por këtu kemi një tjetër mospërputhje. Tekst: Sepse, sipas procesverbalit të OPGJ, dëshmia e 62 vjeçares është marrë në orën 14:30 minuta. Plot katër orë e gjysëm pas daljes nga spitali./Piranjat


