DEKLARATA/ Gazetari: Sulmi ndaj Ballukut është dirigjuar nga burgu i Durrësit

Gazetari Elvi Fundo deklaroi se sulmet politike dhe mediatike ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku janë të orkestruara dhe dirigjuara nga burgu i Durrësit.

I ftuar në podkastin “Allishverish”, Fundo tha se situata duhet parë në raport me dy figura të rëndësishme të PS, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Belinda Ballukun.

Sipas gazetarit, dosja që lidhet me Veliajn ka qenë më e rëndë, por reagimi i mediave ka qenë ndryshe. Ai tha se një pjesë e mediave u rreshtuan për ta mbrojtur Veliajn, ndërsa në rastin e Ballukut u krijua një klimë sulmesh.

Fundo theksoi gjithashtu se dokumentet e dosjeve zakonisht dalin përmes avokatëve dhe tha se kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar vetëm një pjesë të tyre, duke mos nxjerrë përgjimet që përfshinin botuesin Carlo Bollino.

“Duhet të shikojmë dy figura të PS Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun.

Dosja e Veliajt ishte shumë më e rëndë dhe nga mediat u censurua u sulën në një luftë në mënyrë të pështirë për ta mbrojtur, ndërkohë që në 24 korrik SPAK ka çuar dosjen në gjykatë dhe Veliaj nuk shkon. Për Ballukun më bëri përshtypje se dosja i ra në dorë për herë të parë Bardhit.

Njerëzit që nxjerrin dosjes janë avokatët, Bardhi e nxori të cunguar nuk ka nxjerrë mediat e pushtetit që mbronin Veliajn. Bardhi nuk nxirrte dokumentet e botuesve, si të Carlo Bollinos.

Kam nxjerrë përgjime të Carlo Bollinos që e ka pasur Bardhi në dosje dhe se publikoi.

Mediat e Bollinos tashmë raportojnë Bardhin. Mediat e paguara nga Veliaj kanë bërf betejën për të ulur Ballukun.

Sulmi ndaj Ballukut është instrumetalizuar dhe dirigjuar nga burgu i Durrësit”, tha gazetari Fundo./ CNA