VIDEO-MESAZHI/ Paparizo: Denonconi çdo rast abuziv në QSUNT pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit

Drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo, në një videomesazh u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuziv pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit.

Në videomesazh, Paparizo shprehet se “nisur nga akuzat e hedhura në publik për afera korruptive të stafit mjekësor, QSUNT i bën thirrje pacientëve, familjarëve dhe çdo qytetari që, nëse hasin situata të tilla, t’i denoncojnë pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit, detyra e të cilit është të verifikojë çdo rast që ju referoni dhe të ruajë anonimitetin tuaj”.

Paparizo u shpreh se “vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një shërbim shëndetësor më transparent për të gjithë”.

VIDEO-MESAZHI/ Paparizo: Denonconi çdo rast abuziv në QSUNT

“Personalisht, dua të falënderoj ekipin tonë mjekësor për punën e tyre të palodhur në shërbim të jetës së çdo qytetari”, nënvizoi ajo.

Më herët, QSUNT në një sqarim publik theksoi se “akuzat e pabaza ndaj personelit mjekësor në QSUNT dhe jo vetëm, ndikojnë drejtpërdrejt në thyerjen e besimit ndaj stafit mjekësor dhe dëmtojnë marrëdhënien mes pacientit dhe mjekut”.