Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, dy të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 18:11
Një aksident automobilistik ka ndodhur minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë-Ersekë.
Ngjarja ndodhi në segmentin e quajtur “Pishina e Selenicës”.
Bëhet me dije se u përplasën dy mjete “kokë më kokë” dhe nga aksidenti ka dy persona të plagosur, por pa rrezik jete.
Ata janë dërguar në spital për mjekim dhe kanë dëmtime të lehta.
Në vendngjarje ndodhet Policia e Kolonjës dhe Qarkullimi Rrugor Korçë për të hetuar dinamikën dhe shkaqet.
