Organizonin lojëra fati në lokal, 2 të arrestuar në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 16:01
Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë.
Ata u arrestuan nga policia, pasi kishin përshatur një lokal në ambient ku luheshin lojra fati dhe viheshin baste sportive.
Të arrestuarit janë pronari i lokalit dhe kamarieri.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia, u gjetën dhe sekuestruan celularë dhe kompjuterë. Policia po heton më shumë mbi rastin.
