E RËNDË NË SHKODËR/ 19-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 21:48
Policia Shkodër njofton se: "Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi L. P., 19 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".
