Një grup i strukturuar i drejtuar nga Sokol Sadushi, që kërkon lirimin e Veliajt
Ka filluar një lojë në lidhje me paraburgimin, një lojë politike duke futur tentakulat te sistemi i drejtësisë si instrument në lidhje me të paraburgosurit, me burgjet e mbushura plot pas një raporti të KE-së.
Për të bërë një “reformë” po përdoret kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, partizani ynë me shall të kuq që i shndrin Rilindjes, si njeriu i drejtësisë që nuk kaloi kurrë në veting, por "doli nga dritarja e hyri nga dera" që i hapte Mero Baze dhe pushteti i socialistëve.
"Dardha e ka bishtin mbrapa", nuk është thjesht një lojë me leksione publike, por Sokol Sadushi ka shkuar deri te veprat penale që në fakt duhet t'i hetojnë organet përgjegjëse. Përflitet për shifra, për mbipopullim të burgjeve, se s’duhet të ketë paraburgim për zyrtarët, teza, përplasje. Në fakt, qëllimi është një dhe i vetëm: të dalë Erion Veliaj nga burgu.
Nuk e çan kokën askush se sa të paraburgosur ka Shqipëria, sepse burgjet nuk janë plot nga SPAK-u. SPAK-u nuk ka as 3.35% të të paraburgosurve. Dhe i vetmi zyrtar në burg është Erion Veliaj. Shumica e tyre kanë dalë apo janë ish-zyrtarë. Dhe pikërisht Erion Veliaj mban statusin e zyrtarit duke u kapur pas karriges thjesht dhe vetëm për të qëndruar në burg me një titull politik.
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës të Lartë, ka kryer veprime me leksione që i kërkon Veliaj si prova në gjykata, jep vendime të ndërmjetme një ditë përpara sesa Kolegji Penal të dalë me qëndrim, më pas propaganda e pushtetit i mban iso. Këtu ka një skemë të qartë të një grupi që kërkon të nxjerë nga burgu personin më 13 akuza, që prej 7 muajsh refuzon të përballet me to në gjykatë.
Kreu i Gjykatës së Lartë duhet kallëzuar në SPAK apo KLGJ, ndaj tij duhen kryer hetime për të gjitha veprimet që krijojnë dyshime se ai në emër të gjoja tezave të paraburgimit është përdorur apo ka vepruar me dashje duke kryer veprime të rënda të cilat kanë sjellë pasoja për sistemin e drejtësisë./CNA

