Kushtetuesja e rrëzoi për Tik Tok-un, Rama: Gjykata mendoka se 90% e prindërve e mësuesve ishin gabim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 15:14
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për rrjetin TikTok.
REAGIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut!
Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!
