"Ajo nuk shkon as në SPAK"/ Maho: Nëse nuk ia heq imunitetin Kryeministri, nuk merret dot as në pyetje

Gazetari Armand Maho ishte i ftuar në emisionin Ora e Betit, ku komentoi debatin për hetimet e SPAK-ut dhe efektin që mund të ketë imuniteti i një zyrtari në procesin hetimor.

Sipas Mahos, në momentin që një person i përfshirë në një hetim gëzon imunitet, hapësira e veprimit të prokurorisë kufizohet ndjeshëm.

Në këtë situatë, SPAK nuk mund ta marrë në pyetje apo të ndërmarrë hapa të tjerë pa një vendim politik për heqjen e imunitetit.

“Në rast se ajo është me imunitet, ti s’ke çfarë i bën fare. Ajo nuk shkon as në SPAK. Nëse nuk ia heq imunitetin Rama, nuk merret dot as në pyetje. Pra është hequr nga rruga si dëshmitare.”- tha ai.

Maho u ndal edhe te drejtimi që, sipas tij, duhet të marrin hetimet në këtë situatë. Kur një pistë konsiderohet e bllokuar, vëmendja duhet të zhvendoset te nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Ai përmendi disa çështje që kanë qenë në qendër të debatit publik, përfshirë dosjen Dosja Metamorfoza, ku janë publikuar përgjime mes Ervis Martinaj dhe anëtarëve të grupit Bajri, si edhe çështjen e përgjimeve të ministres Belinda Balluku.

Sipas gazetarit, hetimet duhet të shtrihen në të gjitha nivelet për të sqaruar përgjegjësitë dhe për të kuptuar zinxhirin e vendimmarrjes në rastet që janë nën shqyrtim.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":