FOTO+VIDEO/ Namik Dokle feston 80-vjetorin, një jetë dedikuar shërbimit publik

Ka njerëz që e matin jetën me vite, e ka të tjerë që e matin me gjurmët që lënë pas.

Jeta dhe veprimtaria e Namik Dokles i përkasin padyshim kësaj të dytës.

Në çdo detyrë, në çdo përgjegjësi dhe në çdo hap të rrugëtimit të tij njerëzor, publik dhe politik, ai ka ditur të mbetet fisnik në mendim, në qëndrim dhe në veprim.

FOTO+VIDEO/ Namik Dokle feston 80-vjetorin, një jetë dedikuar

Fisnik në gjithë sa ka bërë, kudo ku i është dhënë mundësia të shërbejë, ai ka arritur të shënjojë gjurmë që nuk shlyhen lehtë: gjurmë përkushtimi, ndershmërie dhe përgjegjësie ndaj njerëzve dhe ndaj vendit.

Këto gjurmë nuk janë thjesht kujtime të një kohe, por dëshmi të një karakteri që ka ditur të mbetet i drejtë edhe kur rrugët kanë qenë të vështira.

FOTO+VIDEO/ Namik Dokle feston 80-vjetorin, një jetë dedikuar

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, 80-vjetorin e lindjes së Namik Dokles, nderimi shkon jo vetëm për vitet e jetuara, por për vlerat që ato vite kanë mbartur.

FOTO+VIDEO/ Namik Dokle feston 80-vjetorin, një jetë dedikuar

Për urtësinë, përkushtimin dhe për shembullin që mbetet një referencë për shumë të tjerë.

Në këtë përvjetor radiotelevizioni “Ora News” i shpreh zotit Namik Dokle mirënjohje për rrugën e bërë, urimet më të sinqerta dhe respektin që buron natyrshëm nga një jetë e jetuar me dinjitet.

Gëzuar 80-vjetorin Namik Dokle!