IFTAR SOLIDARITETI NGA MUSIAD ALBANIA! Mbështetje dhe solidaritet për fëmijët jetimë! Ambasadori turk bën thirrje për rikthim të diplomacisë në Lindjen e Mesme: Të gjithë themi amin për të njëjtën lutje

MÜSİAD Albania organizoi në Tiranë një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të biznesit, institucioneve dhe fëmijë jetimë, duke theksuar vlerat e solidaritetit dhe bashkimit.

MÜSİAD Albania, dega në Shqipëri e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur e themeluar në Turqi dhe e shndërruar në një organizatë joqeveritare me ndikim ndërkombëtar, shtroi në Tiranë një iftar me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përfaqësues të biznesit e institucioneve publike u bënë bashkë me fëmijë jetimë për të ndarë vlerat shpirtërore, solidaritetin dhe frymën e bashkimit që përcjell muaji i Ramazanit.

Ambasadori turk Tayyar Kağan Atay uroi besimtarët për muajin e Ramazanit, por theksoi se ky muaj i shenjtë përkon me një periudhë të vështirë, për shkak të tensioneve dhe sulmeve në Lindjen e Mesme. Ai vuri theksin te nevoja për rivendosjen e diplomacisë.

Ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay: “Ne si Turqi dëshirojmë një fund të menjëhershëm të sulmeve dhe konflikteve të vazhdueshme dhe një rikthim në tryezën diplomatike për të rivendosur paqen rajonale dhe globale. Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të kontribuar në rivendosjen e diplomacisë, me në krye presidentin tonë”.

Në fjalën e tij, Kryetari i “MÜSİAD Albania”, Muhamed Işler theksoi se muaji i Ramazanit është një periudhë ku mëshira, solidariteti dhe ndarja marrin kuptim të veçantë.

Kryetari i “MÜSİAD Albania”, Muhamed Işler: “Ndoshta ne flasim gjuhë të ndryshme, por të gjithë themi amin për të njëjtën lutje. Ndoshta jetojmë në qytete të ndryshme, por besojmë në të njëjtën të ardhme.”

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu vlerësoi ndihmën që Musaid Albania jep për fëmijët jetimë.

Klodiana Spahiu: “Besoj që bukuria e këtij iftari është pikërisht mbështetja e këtyre fëmijëve jetim”

Forcimi i mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe sociale midis Shqipërisë dhe Turqisë është një nga qëllimet e veprimtarisë së MÜSIAD Albania