Dy argumentet që flasin kundër Sokol Sadushit

Sokol Sadushi, ushtari i pavetinguar i rilindjes, është bërë pjesë e një turpi, një skandali, për t’i shërbyer kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Durrësit.

Njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se kolegët e tij kanë kaluar vetingun, ndërsa ai ka “dalë nga dritarja dhe ka hyrë nga dera”, pa kaluar në veting, një dhuratë nga rilindja, Sokol Sadushi ka kryer veprime, qëllimi final i të cilave është lirimi i Erion Veliajt nga burgu.

Lëvizjet e Sadushit kanë nisur së fundi, ku në datën 16 shkurt zhvilloi një takim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vijim të dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe komunitetit universitar, mbajti referimin me temë: “Paraburgimi si ‘zgjedhja e parë’: rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit”.

Dy argumentet që flasin kundër Sokol Sadushit

Në këtë rast Sadushi përdor termat e kryeministrit si paraburgimi apo prezumimin e pafajësisë, duke marrë rolin e ministrit apo vetë kryeministrit.

Turpi i Gjykatës së Lartë, kryetarit të saj, Sokol Sadushi, thellohet më shumë pasi ka nxjerrë edhe vendime personale pa i kaluar në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.

CNA ka sjellë vendimin e ndërmjetëm të marrë nga Sadushi në 9 mars, i cili e ushtron për herë të parë këtë kompetencë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.

Në këtë vendim të marrë në 9 mars të vitit 2026 nga Sokol Sadushi theksohet se është vendosur:

1-Nisja e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar, lidhur me vendimin nr. 7, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Dy argumentet që flasin kundër Sokol Sadushit

Dy argumentet që flasin kundër Sokol Sadushit

Përmes kësaj, Sadushi kërkon të bëjë ndryshime procedurale që në finale çojnë në ndryshimin e kritereve të vendosjes së masës së sigurimit, duke i shërbyer në këtë mënyrë Erion Veliajt si hall i madh i kreut të Gjykatës së Lartë dhe mikut të tij Mero Baze, gazetar mercenar, "kamikaz" i familjes Veliaj. 

1-Mungesa e kërkesës nga palët e interesuara

Nuk ka asnjë kërkesë nga ndonjë palë e interesuar që nxisin institucionin, Gjykatën e Lartë apo kryetarin të fillonte këtë vendimin e ndërmjetëm.

2-Çështja e kompetencës institucionale

Një vendim i Kolegjeve të Bashkuara, pse nuk shqyrtohet nga një Kolegj i Bashkuar, por u dashka shqyrtohet si nismë e kryetarit.

Argumenti i dytë lidhet me faktin se një vendim i marrë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duhet të shqyrtohet sërish nga një strukturë e tillë kolegjiale dhe jo të niset si iniciativë individuale nga kryetari i institucionit.

Pra, mungesa e kërkesës nga ndonjë palë e interesuar dhe çështja e kompetencës institucionale janë dy argumentet që rrëzojnë vendimin e ndërmjetëm të marrë nga Sadushi për "nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal".

Ashtu siç theksuam edhe në shkrimet e mëparshme, Sokol Sadushi po bën thjesht dhe vetëm një maskaradë për t’i shërbyer Erion Veliajt, që mund të përdoret edhe si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese./ CNA