Zbardhet vendimi i Sokol Sadushit/ Ja çfarë kërkon

Sokol Sadushi po përdor Gjykatën e Lartë si një instrument personal për t’i shërbyer kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale.

I pavetinguari i Rilindjes, Sokol Sadushi, ka nxjerrë vendime personale pa i kaluar në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.

Sokol Sadushi ka nxjerrë një vendim të ndërmjetëm, duke e ushtruar këtë detyrë për herë të parë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal, të cilin CNA e solli përmes një shkrimi që mund ta lexoni këtu.

Përmes vendimit të ndërmjetëm, Sadushi kërkon të bëjë ndryshime procedurale që në finale çojnë në ndryshimin e kritereve të vendosjes së masës së sigurimit, duke i shërbyer në këtë mënyrë Erion Veliajt.

Përveç kësaj ka kryer aktivitete duke përdorur termat e kryeministrit Edi Rama si paraburgimi apo prezumimi i pafajësisë.

Zbardhet vendimi i Sokol Sadushit/ Ja çfarë kërkon

Në vendimin personal të Sokol Sadushit, për t’i shërbyer Erion Veliajt përmendet shkaku dhe nevoja e nisjes së procedurës për ndryshim, ku theksohet se “përvoja e zbatimit të këtij vendimi në praktikën gjyqësore ka vënë në diskutim nëse disa prej formulimeve të tij u përshtaten plotësisht zhvillimeve të mëvonshme të legjislacionit procedural penal, si dhe standardeve të zhvilluara nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në interpretim të nenit 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Zbardhet vendimi i Sokol Sadushit/ Ja çfarë kërkon

Për këtë duhet të theksojmë se nga viti 2012 deri në vitin 2026 nuk ka pasur asnjë ankimim për shkelje të standardeve kushtetuese ligjore apo ato të Konventës së të Drejtave të Njeriut për kufizimin e lirisë.

Në më shumë se 14 vite nuk është kontestuar dhe del sot Sokol Sadushi duke ushtruar për herë të parë një kompetencë dhe paralajmëron se do të bëjë namin në 9 prill në seancë publike, duke bërë një maskaradë thjesht dhe vetëm për t’i shërbyer Erion Veliajt dhe si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese./ CNA