Tre persona të maskuar k*rcënojnë Endri Meksin! Autorët largohen me Audi drejt Saukut

Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici një rast kërcënimi me jetë që, sipas tij, ka ndodhur pranë ambienteve të televizionit.

Në kallëzimin e bërë, Meksi tregon se në orët e mbrëmjes të së dielës pranë godinës së televizionit është afruar një automjet tip Audi i bardhë.

Nga makina kanë dalë tre persona të maskuar, të cilët mbanin armë dhe shkopinj bejsbolli. Ai thotë se personat e kanë kërcënuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas denoncimit, policia ka nisur verifikimet për të identifikuar autorët. Janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë nga disa biznese përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit.

Nga këqyrja e parë e pamjeve duket se mjeti tip Audi i bardhë është larguar me shpejtësi nga zona, në drejtim të Saukut. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.