VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (10 - 11 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Reshje të dendura shiu dhe erë paraqiten në Ishujt Britanikë. Alpet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Ndërsa Gadishulli Skandinav, Ballkani, Gadishulli Apenin dhe brigjet e Turqisë do të kenë mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vendi paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta; ndërsa reshje të izoluara në veri. Temperaturat luhaten nga 1°C – 21°C. Era fryn e lehtë deri 28 km/h, dhe dallgëzimi i qetë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Alpet, gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore priten me reshje shiu e dëbore dhe erë. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës Jugore dhe Ballkani do të dominohen nga mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, mot kryesisht i kthjellët pritet në paradite; ndërsa vranësira më të dukshme vijojnë pasdite në veri dhe verilindje. Temperaturat luhaten  2°C – 20°C. Era fryn e lehtë rreth 28 km/h, dallgëzim i ulët.