A rrezikohet Shqipëria nga Irani? Ish-zv.min i Mbrojtjes: Largimi i ambasadës ishte vendimi i duhur

Tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e përshkallëzohen si pasojë e sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, për ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes Arian Starova, nuk kanë ndonjë rrezik për Shqipërinë.

I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, Starova u shpreh se përzënia e ambasadës së Iranit nga Shqipëria erdhi si pasojë e informacioneve që kishte krijuar probleme për vendin tonë me sulmet kibernetike, të njohura tashmë nga ne.

“Natyrisht që reagimi ishte i duhuri dhe ky reagim nuk ka qenë një reagim i bërë me kokën e vet, por ka qenë një vendim i këshilluar me aleatët e NATO-s, pra ka qenë një veprim i bashkërenduar dhe i koordinuar.

Pse konflikti në Iran nuk përbën rrezik për Shqipërinë? E para kanë folur dhe vetë ata që nuk kanë potenciale të godasin, por edhe sot e tha dhe zëdhënësi i MEK-ut në Manzë.

Dhe Shqipëria nuk rrezikon nga kjo jo vetëm se është një anëtare e NATO-s, por nuk kanë ndonjë interes të luftojnë me ne”, u shpreh Starova.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”