Këlliçi: Partia Demokratike nuk trembet nga presionet dhe do të vazhdojë betejën

Belind Kellici deklaroi se presionet e përdorura për të justifikuar arrestimet nuk kanë për qëllim të trembin partinë.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare kundër kontrollit të plotë që kryeministri Rama ka ushtruar mbi institucionet, përfshirë parlamentin dhe grupin parlamentar.

“Në momentin që do të njihemi me heqjen e imunitetit të Ballukut, do të organizojmë protestën. I bëj thirrje çdo polici të kujdeset për çdo fije floku të protestuesve.

Jemi të vendosur dhe nuk i ndahemi askujt në këtë betejë me pushtetin,” tha Kellici.