Lirohen protestuesit e PD/ Grimci: Asnjë provë kundër të arrestuarve, presion i paprecedentë mbi gjyqësorin

U arrestuan për djegien e koshave të plehrave dhe vilës së Enverit, protestuesit fitojnë lirinë

Lajmi u bë i ditur nga avokatja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Eda Grimci, e cila deklaroi se në dosjen hetimore nuk kishte asnjë provë konkrete që të lidhte të arrestuarit me akte të dhunës.

Sipas saj, “nga provat që ishin në dosje nuk kishte asnjë provë të vetme që lidhte të arrestuarit me ndonjë veprim konkret dhune të bërë”.

Ajo shtoi se arrestimet vijnë në një klimë presioni ndaj sistemit të drejtësisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndikim të paprecedentë në gjyqësor.

“Shumë vetave u ka dhembur djegia e vilës së Hoxhës”, u shpreh Grimci, duke e cilësuar çështjen si të motivuar politikisht.