“PARAKUSHTET” PËR INTEGRIMIN! BE dhe OSBE: Financimi i partive politike, Zgjedhorja e dialogu janë vendimtare

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se dialogu politik dhe reforma zgjedhore, veçanërisht transparenca në financimin e partive, janë parakushte kyçe për integrimin europian të Shqipërisë.  Ligji për Financimin e Partive Politike u diskutua në një tryezë organizuar nga Komisoni I Posacëm I Reformes Zgjedhore dhe OSBE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, I bëri të qartë politikës shqiptare se  fryma e dialogut për tema thelbësore si reforma zgjedhore janë vendimtare dhe se cështja e  financimit të partive e përbën një element kyç në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gonzato: “Financimi është parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Reforma Zgjedhore sidomos sa i përket financimit të partive në fushata mbetet përparësi në kuadër të kornizës së BE-së dhe patjetër që lidhet ngushtë me themeloret”.

Përfaqësuesi I brukselit në Tirana përcolli këtë qëndrim në një diskutim organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore mbi projektligjin për Financimin e Partive Politike, me mbështetjen e Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Gonzato: “Përkufizime të qarta për burime shtetërore, e po kështu edhe kontributet në natyrë si dhe transparencë në lidhje me entet që lidhen dhe varen ekonomikisht nga vendimet shtetërore janë të nevojshme për të mbrojtur një konkurrencë të ndershme politike”.

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, e cilësoi një moment vendimtar për Shqipërinë.

Para përfaqësuesve të politikës dhe ekspertëve renditi 4 pika të rëndësishme si parime themelore mbi të cilat duhet të vendoset reforma.

Përfaqësuesi I OSBE u ofrua edhe për një tjetër mision.

Kreu I Komisionit QËndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ngriti një shqetësim për mungesë tranparencë nga partitë, ndërsa kshte një rekomandim për auditimin.

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore theksuan synimet për ligjin e ri.

Përfqësues të partive politike dhe ekspertë të proceseve zgjedhore paraqitën propozime dhe diskutuan për cështjet kyce të ligjit dhe zbatimit praktik.