Noka: Kunati i Ergys Agasit rr*h Fatmir Metën, nuk ndalen skandalet e drejtorëve socialistë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, denoncoi skandalin më të fundit në administratën socialiste. Këtë herë dy drejtues të IKMT u rrahën mes tyre. Sipas Nokës, kunati i Ergys Agasit ka dhunuar Fatmir Metën në zyrë.

POSTIMI I PLOTË:

Rrahje mes drejtorave. Ky djathtas rreh atë majtas.

Djathtas Klesti Çela, drejtor i Mjedisit në #IKMT.

Është kunati i Ergys Agasit, koordinatorit të krimit.
Bashkë me 3 të tjerë rrahin drejtorin Fatmir Meta në zyrë.

Majtas Fatmir Meta, drejtor i Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së. E keni parë kudo duke u sharë me banorët në Theth, bregdet e gjetkë. Kamikaz i pushtetit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit drejtohet nga Afrim Qëndro. Lere mos e pyet!

Një levë e vjetër në skandalet socialiste.

Fundërri #PS-je. Llumi i tyre.