Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Jauri: Ne jemi në një luftë botërore dhe kjo që me konfliktin në Ukrainë

Tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e përshkallëzohen si pasojë e sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, por për Ermal Jaurin, drejtorin e “George C. Marshall Albania”, situata është pak më e rëndë.

I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, Jauri u shpreh se që me nisjen e konfliktit në Ukrainë ne jemi në një luftë botërore.

“Ne jemi në një luftë botërore. Që me konfliktin në Ukrainë ne jemi në një luftë. Pavarësisht se trupat evropiane dhe perëndimore nuk janë përfshirë drejtpërdrejtë në konflikt, sërish ne jemi në një luftë.

Lidhur me rastin konkret, ne e kemi diskutuar edhe më herët në rast të një sulmi direkt ndaj Iranit, atëherë konflikti do përshkallëzohej. Dhe kjo ka ndodhur.

Ajo që po ndodh sot në Iran nuk ndodhi papritur, por kjo luftë ka nisur që në vitin 2023 me sulmet e shkëputura ndaj “Proksit”, ku tagri final i këtyre sulmeve ishin stacionet nukleare, dhe sot kemi një konlifkt të mirëfillltë të armatosur të Amerikës dhe Izraelit kundrejt gjithë Iranit”, u shpreh ndër të tjera eksperti Ermal Jauri

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”